zoom

Aktualitet

Po garonin në aksin Kuç-Qeparo, aksidentohen çiklistët

Tre çiklistë, të cilët po garonin në aksin Kuç-Qeparo, kanë humbur kontrollin e biçikletës dhe kanë dalë nga rruga, e për pasojë janë transportuar për në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë.

“3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ende nuk dihet shkaku i saktë dhe se si ndodhi aksidenti, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.