zoom

Kinema & Netflix

Ndarja e çmimeve për industrinë e lojërave, gjithçka duhet të dini për Bafta Games Awards

Është koha edhe një herë që emrat e mëdhenj të industrisë së lojrave të mblidhen për Bafta Games Awards, që do të mbahet sot në Londër.

Komediani Phil Wang do të mikpresë 20 vjetorin e ndarjes së çmimeve nga Salla e Mbretëreshës Elizabeth.

Baldur’s Gate 3 dhe Spider-Man 2 kryesojnë nominimet, të ndjekura nga Alan Wake 2 dhe The Legend of Zelda: Tears of the Kingdom.

2023 u konsiderua gjerësisht si një nga vitet më të mira ndonjëherë në lojëra, por kush do të largohet me maskën e artë të lakmuar?

Bafta – Akademia Britanike e Arteve të Filmit dhe Televizionit – është e njohur kryesisht për çmimet e saj të filmit dhe TV, por gjithashtu edhe për industrinë e lojërave në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2003.

Shitjet në këtë sektor vitin e kaluar arritën në 4.7 miliardë paund, më shumë se dyfishi i asaj të industrisë së muzikës, sipas shoqatës së argëtimit dixhital dhe shitjes me pakicë.

E megjithëse do të duhet të presim deri të enjten në mbrëmje për të zbuluar fituesit e mëdhenj të këtij viti, Bafta ka shpallur tashmë marrësit e dy prej çmimeve të saj.

Çmimi special i vitit 2024, që u jepet atyre që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme në lojëra, i është dhënë SpecialEffect për punën e saj që nga viti 2007 duke ndihmuar personat me aftësi të kufizuara të kenë akses në lojëra.

Ndërkohë, si rezultat i një votimi të fansave, protagonistja e Tomb Raider Lara Croft është cilësuar si personazhi më ikonik i videolojrave të të gjitha kohërave.