zoom

Aktualitet

“Ndalo se e vrave …”! Zbardhet dëshmia e personit që nxori nga deti trupin e pajetë të Jonadës

Është zbardhur dëshmia e Emiljano Zeqillarit, i cili është personi që nxori nga deti trupin e pajetë të vajzës 7-vjeçare Jonada Avdia, e cila u përplas për vdekje në plazhin e Potamit në Himarë, nga skafi i drejtuar nga ofioceri Arjan Tase.

Në dëshmi, Emiljano ka deklaruar se ka qenë duke qëndruar në shezllon dhe ka parë një skaf të bardhë, i cili është nisur me shpejtësi skëterrë pranë bregut të detit, aty ku ndodhej Bledar Avdia bashkë me vajzën e pafat Jonadën.

Zeqillari ka thënë për uniformave blu se në një moment Bledari dhe të tjerët për rreth kanë bërtitur me forcë: “Ndalo se e vrave …”, ndërsa skafi ka goditur Jonadën e vogël, dhe i ka prerë trupin me helikë.

Ndërkohë sipas tij, pas ngjarjes mjeti lundrues nuk ka ndaluar për të dhënë ndihmën e parë, kjo ka bërë qe vetë Emiljano të futet në ujë për të nxjerrë trupin e pajetë të 7-vjeçares./ Zoom.al