zoom

Aktualitet

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman, u gjet i pajetë në një hotel në Durrës

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman, u gjet i pajetë në një hotel në Durrës

Werner Daum, ish-ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Ai u gjet i pajetë në një hotel në Durrës, ku ndodhej për një vizitë në vendin tonë.

Pak ditë më parë, Daum mori pjesë në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo, në Kavajë, së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha. Atje u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin e tij historik.

Në periudhën e vështirë të viteve 1987-1990, kur Shqipëria po përjetonte fundin e regjimit komunist, Daum ishte ambasador në Tiranë. Ai hapi dyert e ambasadës së tij për shumë shqiptarë që kërkonin të largoheshin nga vendi, duke sfiduar udhëzimet e qeverisë gjermane./ Zoom.al