zoom

Aktualitet

“Na therën, na ndihmoni”/ Detaje nga vrasja e shqiptarit me thikë në Itali

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 40-vjeçarit shqiptar Van Koxha dhe plagosjes së vëllait të tij në Itali më 25 nëntor.

Ata u goditën me thikë nga dy persona me origjinë nga Maqedonia e Veriut në një park në Venecia.

Policia italiane informoi se të dy shqiptarët kishin kërkuar ndihmën e efektivëve, pasi u goditën pranë një hoteli të zonës.

“Na therën me thikë, na ndihmoni!”, i thanë shqiptarët e plagosur efektivëve.

Sipas medieve të huaja, viktima dhe i plagosuri kishin marrë plagë të shumta në gjoks.

Dy autorët u prangosën pak orë pas ngjarjes, por të dy mohuan autorësinë e krimit.