zoom

Aktualitet

EMRI+FOTO/ Kush është 40-vjeçari shqiptar që u vra me thikë në Itali

Identifikohet 40-vjeçari shqiptar që një ditë më parë u vra me thikë në Venecia të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari që mbeti i vdekur është Van Koxha, i cili dyshohet të jetë vrarë për larje hesapesh.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Marghera, që njihet si zona e trafikut të drogës.

Autori po e priste 40-vjeçarin shqiptar në rrugë dhe e qëlloi për vdekje me thikë.

I plagosur rëndë mbeti edhe vëllai i tij.

Autorët, me origjinë maqedonase, u arrestuan disa orë pas ngjarjes.

Postime të lidhura