zoom

Bota

Musk sfidon teknologjinë amerikane, themelon kompani të inteligjencës artificiale

Musk sfidon teknologjinë amerikane, themelon kompani të inteligjencës artificiale

Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk, ka themeluar një kompanti të re të inteligjencës artificiale të quajtur xAI.

Musk synon të sfidojë firmat e mëdha të teknologjisë amerikane, duke ndërtuar një alternativë ndaj ChatGPT, dhe ai ka mbledhur një ekip inxhinierësh nga këto kompani për të udhëhequr projektin.

Si shef ekzekutiv i Tesla-s, SpaceX-it dhe pronar i Twitter-it, Musk ka shprehur vazhdimisht shqetësime për rreziqet e mundshme të IA-së dhe nevojën për rregullim në këtë sektor.

Musk përshkroi planin e tij duke thënë se synon të krijojë një mekanizëm të inteligjencës artificiale më të sigurt.

“Njoftoj për themelimin e xAI për të kuptuar realitetin,” shkroi Musk të mërkurën në Twitter.

Sipas tij, xAI do të fokusohet në zhvillimin e një platforme shumë kureshtare që kërkon të kuptojë natyrën e vërtetë të universit. Musk beson se kjo qasje rrit sigurinë e AI dhe siguron një perspektivë pro-njerëzimit.