zoom

Lajme

M*sakroi me thikë prindërit dhe vëllanë – Dëshmia e çuditshme e 17-vjeçarit para policisë

Të tjera detaje janë zbardhur nga dëshmia e 17-vjeçarit italian, i cili pak ditë më parë vrau me thikën e kuzhinës prindërit e tij dhe vëllain e vogël 12-vjeç.

Ai ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ndihej pjesë e familjes, duke shtuar se kishte si dëshirë të luftonte në Ukrainë.

“Ndihesha si i huaj në familje, dhe vrasja e prindërve dhe vëllait më bëri që të ndihesha më i qetë. Doja të shkoja të luftoja në Ukrainë një ditë. Por kjo nuk ka të bëjë fare me atë që kam bërë.
Pas ngjarjes, mendova që të mbuloj situatën dhe të fajësoj nënën si autore të vrasjes së babait dhe vëllait, por më pas ndryshova mendim dhe telefonova policinë, duke i treguar versionin e vërtetë të ngjarjes”, tha adoleshenti.

17-vjeçari nga banorët e zonës njihej si njeri i qetë dhe i mbarë.