zoom

Bota

Detaje nga masakra në shkollë/ I riu hapi zjarr, të vrarë studentë dhe mësues

Detaje nga masakra në shkollë/ I riu hapi zjarr, të vrarë studentë dhe mësues

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me sulmin e përgjakshëm me armë zjarri në një shkollë në Grazit të Austrisë.

Mediat e huaja raportojnë se numri i viktimave ka shuar në 10 dhe se autor i krimit dyshohet se është një nxënës. Autori i dyshuar pasi kreu krimin, kreu vetëvrasje në banjot e shkollës.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar zonën. Mësohet se nga sulmi kanë mbetur të plagosur gjithashtu disa nxënës dhe mësues.

Ministria e Brendshme austriake tha më herët se disa studentë dhe mësues janë vrarë dhe disa janë plagosur rëndë.

Media austriake ORF raporton se të gjithë mësuesit dhe nxënësit e tjerë janë evakuuar nga shkolla. Grazi është qyteti i dytë më i madh në Austri dhe ndodhet rreth 200 km nga kryeqyteti Vjenë./ Zoom.al

Postime të lidhura