zoom

Bota

M*sakër/ 4 të vdekur nga të shtënat me armë

M*sakër/ 4 të vdekur nga të shtënat me armë

Katër persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre rëndë, pas një sulmi të përgjakshëm me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen River North të Çikagos, ka bërë të ditur Policia e Çikagos.

Ngjarja ndodhi në bllokun 300 të West Chicago Avenue, kur një automjet iu afrua një turme njerëzish që qëndronin jashtë. Sipas deklaratave paraprake të policisë, të paktën një person i armatosur brenda automjetit hapi zjarr ndaj turmës, duke shkaktuar panik dhe viktima në vendngjarje.

Autori i sulmit është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe ende nuk është identifikuar ende, bëri të ditur policia.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë kamerat e sigurisë dhe po marrin në pyetje dëshmitarët në përpjekje për të identifikuar autorin e ngjarjes./ Zoom.al