zoom

Aktualitet

Moti i keq gjunjëzon Shqipërinë, probleme dhe në “Rrugën e Kombit”, ARRSH e Rrugorja në terren

Moti i keq ka gjunjëzuar Shqipërinë ditën e sotme, me acar, temperatura deri në minus 7 gradë, reshje të dendura bore në veri-lindje dhe veri-perëndim dhe shiu në jug dhe qendër.

Probleme janë raportuar në malësinë e Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës. Teksa bora intensive detyroi shoferët e rrugës Durrës-Kukës të ishin të kujdesshëm, sidomos në zonën e tunelit të Kalimashit. Policia Rrugore dhe ARRSH janë në terren.

ARRSH njoftoi se në Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje dëbore me intensitet. Mjetet borëpastruese kanë qenë në terren pa ndërprerje, kanë bërë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për ta mbajtur qarkullimin në normalitet.

Edhe ministri i brendshëm, taulant Balla, këshilloi shoferët që të përdornin goma dimërore në udhëtim dhe të ishin të kujdesshëm.

“Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, në kohë me reshje pajisuni me goma dimërore kur udhëtoni drejt këtij aksi për të mos sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftim. /ZOOM.AL/