Aplikacion
Ditën e shtunë, vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme.
Moti do të paraqitet me kthjellime të herëpashershme, të ndërthurura me vranësira që në disa momente mund të bëhen të dendura. Pas mesditës, pritet një përmirësim gradual, duke sjellë kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.
Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, në zonat malore të lindjes dhe jugut mund të ketë reshje të lehta shiu, të cilat do të pushojnë plotësisht në mbrëmje.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindja drejt veriperëndimit, me një shpejtësi mesatare rreth 9 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe ato luginore mund të arrijë deri në 18 m/s.
Në det, si në Adriatik ashtu edhe në Jon, parashikohet një valëzim i moderuar, me forcë 3 deri në 4 ballë./ Zoom.al