zoom

Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe alternime me diell! Sa do të jenë temperaturat maksimale

Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe alternime me diell! Sa do të jenë temperaturat maksimale

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme..

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime me diell pas orëve të mesditës. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24- orëshit deri në mesditë si dhe shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore. Pas orëve të mesditës reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët përqendrohen në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 2-3 ballë.

Postime të lidhura