Aplikacion
Pak kohë më parë aktorja, Monika Lubonja ka festuar ditëlindjen, por ashtu si u vu re nga të gjithë, edhe pse kishte të ftuar shumë miq nga BB VIP, Sabiani mungonte. Sipas aktores, Sabianin nuk e kishte ftuar me justifikimin se nuk kishte më marrëdhënie me të.
Ndërkohë Sabiani në anën tjetër ka thënë se ndoshta ka harruar, por mes tyre mesa di ai nuk ka hatërmbetje, pasi sipas tij në momentin që janë takuar dhe parë janë përqafuar. Edhe pse nuk kanë më marrëdhënie, Monikës i ka ngelur hatri duke menduar se kënga “Tradhëtare” e Sabianit, i dedikohet asaj.
Trekëndëshi i shoqërisë mes Monika Lubonjës, Sabianit dhe Ilir Shaqirit i cili u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” u prish natën kur aktorja në zinxhirin e shpëtimit të nominimeve vendosi të zgjidhte Donald Veshajn dhe jo Sabianin./L.K
/Zoom.al