zoom

Të gjitha

Monika Lubonja flet për divorcin: Ka qenë një ferr i vërtetë

Aktorja e njohur, Monika Lubonja, teksa bisedonte me Egzonën ka treguar momentet e përjetuara pas divorcit të saj, të cilën e ka përshkruar si një ferr.

“Kam kaluar shumë o shpirtë. Nuk di ti ndaj vështirësitë e mia. Momenti pas divorcit, ka qenë një ferr i vërtetë, as e mendoja kurrë që gjërat do të shkonin ashtu”, u shpreh aktorja.

E pyetur nga Egzona se pse nuk u martua prapë, ajo tha se nuk donte t’i sillte Teas një njeri tjetër.

“Doja ta rrisja Tean me atë mënyrën time”, tha Monika, e cila shtoi se iu përkushtua shumë edhe punës.

Ndërkohë kujtojmë se Monika është një nga të nominuarat për të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Në këtë televotim ajo është me Arbërin dhe njëri prej tyre pritet të dalë në spektaklin e të martës.