zoom

Të gjitha

Pas gjendjes shëndetësore jo të mirë, Mbretëresha Elizabeth II bën daljen e parë

Mbretëresha Elizabeth, e cila u detyrua të humbiste hapjen tradicionale zyrtare në parlament në fillim të kësaj jave është parë sërish në publik në një shfaqje kuajsh afër shtëpisë së saj. Për 96- vjecaren  ky është eventi i preferuar i  cili nisi ditën e enjten dhe do të zgjasë deri këtë  të dielë në Royal Windsor .

Nga një foto e shkrepur në drejtim të makinës së saj, monarkja u shfaq e buzëqeshur në sediljen e pasagjerit. E veshur me një pulovër dhe këmishë me jakë, ajo kishte vendosur edhe buzëkuqin e saj rozë të ndezur.

Pjesmarrësit dukeshin po aq të emocionuar kur e panë atë në ngjarjen e dashur edhe nga bashkëshorti i saj Princi Philip, i cili ndërroi jetë prillin e kaluar në moshën 99-vjeçare.

Jeta publike e Mbretëreshës është kufizuar nga problemet e shëndetësore. Ajo e ka patur  të vështirë të qëndrojë në këmbë për periudha të gjata dhe kjo është aryeja pse ajo është parë duke  përdorur së fundmi me  një bastun./L.K

/Zoom.al