zoom

Aktualitet

Moment i sikletshëm për Ramën – Elsa Lila i përmend teatrin e vjetër në Romë që s’u shemb kurrë

Të shembësh godinën e Teatrit Kombëtar do të thotë t’u heqësh të drejtën brezave që do të vijnë të mësojnë për historinë e këtij vendi, për statusin e aktorit në periudha të ndryshme.

Për të mos i shkaktuar një dëm të tillë shoqërisë, Ministria e Kulturës në Itali, ndryshe nga ajo në Shqipëri, i ka dëgjuar artistët, ka pranuar rezistencën e tyre dhe ka rikthyer në jetë një nga godinat më të vjetra të artit në Romë, të mbushur me histori për t’u mësuar brez pas brezi.

Historinë e tregoi vetë Elsa Lila, që jetën e saj e ka mes Italisë dhe Shqipërisë dhe si artiste, e njeh shumë mirë këtë copëz të jetës në shtetin fqinj.

Por ironikisht, Elsa e përshkroi të gjithë betejën (e fituar) të artistëve në Romë përballë kryeministrit Edi Rama, si e ftuar në podcastin e tij, përballë atij që në 17 maj të 2020 do të rrënonte mes dhunës e kaosit godinën e Teatrit Kombëtar, duke zhdukur bashkë me të edhe një pjesë të historisë.

Një moment i sikletshëm ky për kryeministrin Rama, kur Elsa tregonte sesi argumenti që teatri në Romë ishte jashtë kushteve teknike nuk fitoi përballë rezistencës së artistëve, të cilët “u ngujuan” brenda godinës, duke detyruar në fund autoritetet të vënë në dispozicion fondet për restaurimin e tij, por në asnjë çast për shembjen e tij.

Në një shtet paralel, protestave e artistëve ra në vesh të shurdhër. Qeveria e Edi Ramës ishte e vendosur ta shkatërronte dhe jo ta restauronte godinën e Teatrit Kombëtar, pa marrë parasysh as historinë, as kundërshtinë.

Momenti kur Elsa Lila tregon historinë e teatrit në Romë:

Elsa Lila: Edi, doja të kthehesha pak te çmenduritë e bukura të këtyre 10 vjetëve që kanë ndodhur. Në Romë kam marrë pjesë në dy aksione shumë të rëndësishme okupimi teatrosh. Kam qenë një nga okupuesit e teatro Valle. Teatro Valle është një nga teatrot më të vjetra të Romës, i cili ishte mbyllur dhe nuk funksiononte më, ndodhet pas Piazza Navona, pra në qendër. Një teatër i fundit i 1600-tës, i mrekullueshëm brenda ku dhe Moxarti kishte ardhur për të parë “La prima”, primën e parë “Così fan tutte”, etj, etj. Unë dhe një grup artistësh.

Edi Rama: Ishte mbyllur dhe nuk funksiononte më sepse?

Elsa Lila: Sepse Ministria e Kulturës, nuk jepte fonde për të bërë që teatri të jetonte. Dhe ai teatër kishte vdekur, atëherë një grup artistësh, muzikantë, aktorë, regjisorë, skenaristë, piktorë, skulptorë, balerinë, koreografë, etj, etj, ishim rreth 100 persona shkuam, si të thuash me metoda pak paqësore sepse nuk mund të ishin ndryshe, shqyem dyert e tetarit Valle, u futëm brenda dhe jetuam, për gati 5 vjet.

Edi Rama: 5 vjet?

Elsa Lila: Ehee

Edi Rama: 5 vjet?

Elsa Lila: Ka qenë 5 vjet okupacion.

Edi Rama: Jetuat në teatër 5 vjet, 100 veta?

Elsa Lila: Atje flinim natën, e bënim me turne, flinim nga 20 veta, flinim nga 30 veta, domethënë secili jepte disponibiletetin e vet, edhe unë kam fjetur në teatër shumë muaj, alternoheshim. Dy ditë në javë apo tre ditë, varej nga impenjimi i secilit prej nesh në mënyrë që ta mbanin gjallë realitetin e teatrit.

Edi Rama: Ndërkohë çfarë bënit? Bënit shfaqje?

Elsa Lila: Po, po. Ka qenë fantastike teatri rifilloi të jetonte totalisht, pasi në mënyrë vullnetare vinin teknik dritash, teknik të zërit, skenograf, etj, etj dhe në mënyrë vullnetare ndërtoheshin spektakle.

Edi Rama: Vinin spektatorë?

Elsa Lila: Po, absolutisht dhe e bukura ishte se çmimi ishte “sa të doni”. Dhe në një kuti në hyrje vinin, kush nuk kishte para arrinte të shikonte spektaklin e radhës gratis, sepse kjo ishte filozofia jonë që arti është për të gjithë dhe nëqoftëse ju doni të kontribuoni për artin kontribuoni, nëse nuk keni fuqi ta bëni, ju japim mundësi ta shikoni gjithsesi spektaklin. Kështu që, kishte njerëz që paguanin 100 euro për të kontribuar dhe kishte njerëz që jepnin 1 euro apo asgjë edhe merrnin pjesë në spektakle të ndryshme që ne kemi themeluar.

Edi Rama: Pastaj kjo e riktheu Ministrinë e Kulturës në lojë?

Elsa Lila: Po, kjo e riktheu pas 5 vjetësh. U vendosën, nuk e di sa miliona euro në dispozicion dhe tashmë teatro Valle është rinovuar i gjithi dhe është rivënë në punë. Por ne u detyruam, në atë teatër unë kam bërë një koncert historik sepse secili prej nesh jepte kontributin artistik të vetin. Unë si këngëtare, gjithashtu sot nuk dukem si këngëtare me këtë zë, po ju siguroj që..