zoom

Slider

Moderatorja shqiptare shumë shpejt në Sanremo?

Gazeta sportive italiane Gazzeta.it i ka dedikuar një shkrim modeles dhe ish-miss-it shqiptar Cindy Marina, e cila ka dhënë edhe një intervistë.

Në përshkrimin për Cindy-n, vihet në pah fiziku i modeles, vendosmëria si sportiste por edhe aftësia gjuhësore si gazetare.

Me një të kaluar si volejbolliste dhe pjesëmarrje në kompeticionin Miss Universe, Cindy tashmë është vënë re dhe duartrokitur nga publiku italian në disa raste. Ajo ka një lidhje të veçantë me vendin tonë, me shumë ëndrra në sirtarin e saj shumë personal”, shkruan Gazzeta ndërsa citon edhe rrëfimin e modeles.

“E kam dashur Italinë që e vogël: të afërmit e mi jetonin këtu dhe unë kaloja pothuajse çdo verë me ta: Më pëlqen ushqimi italian. arkitektura dhe historia pas qosheve të çdo qyteti. Njerëzit janë të sjellshëm, të pasionuar dhe duan të shijojnë jetën. Në të ardhmen do të doja të isha pjesë e një media të madhe me kohë të plotë në Itali apo SHBA. Tashmë kam pasur mundësinë të bashkëpunoj me kohë të pjesshme me Milan Channel dhe me CBS Sports, një nga rrjetet televizive më të rëndësishme në Amerikë: ishte një rezultat i shkëlqyer për karrierën time”, ka rrëfyer Cindy.

Sa i përket ëndrrës së saj jashtë sportit ajo tregoi se dëshiron shumë të dalë në skenën e Sanremos pranë Amadeus dhe e konsideron diçka të mrekullueshme nëse do të zbriste shkallët e teatrit Ariston.