zoom

Bota

Mjeku thotë se Biden është i aftë për të kryer detyrën presidenciale: Një 81-vjeçar i fuqishëm

Teksa shpesh herë është vënë në pikëpyetje shëndeti i presidentit Joo Biden nëse është i aftë apo jo që të vijojë detyrën e tij, mjeku i tij ka shuar zërat.

Dr. Kevin O’Connor, mjeku i Presidentit Biden, shkruante se presidenti po përshtatet më së miri me një pajisje që e ndihmon atë të kontrollojë çrregullimet e gjumit dhe se ka përjetuar disa shqetësime në ije, por gjithashtu ai zhvillon ushtrime fizike pesë ditë në javë.

Deklaratat vijnë në një kohë kur 81-vjeçari kërkon të fitojë një mandat të dytë në zgjedhjet e nëntorit.

“Presidenti Biden është një 81-vjeçar i shëndetshëm, aktiv dhe i fuqishëm, i cili vazhdon të jetë i aftë për të realizuar me sukses funksionet e presidencës”, shkruan mjeku O’Connor në një dokument prej gjashtë faqesh mbi shëndetin e presidentit. /ZOOM.AL/