zoom

Aktualitet

Mjegulla pushton Veriun dhe Jugun, Policia njofton akset problematike ku kërkohet kujdes

Kushtet e këqija atmosferike në vendin tonë dhe ulja e temperaturave, kanë sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe jetët e banorëve të zonave të thella, të mbuluara prej ditësh nga bora. Dita e sotme ka pasur probleme me dendësinë e mjegullës në verilindje dhe jug të Shqipërisë.

Mjergull e dendur u raportua në aksin Ura e Çerenecit-Maqellarë, pjesë e “Rrugës së Arbrit”. Segmenti i rrugës, nga Ura e Çerenecit në Maqellarë, është përfshirë nga një mjegull e dendur, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, teksa Policia Rrugore gjendet në terren me shërbime për orientim të shoferëve.

Që prej orëve të para të mëngjesit qarkullimi në këtë segment rrugor ka qenë i vështirë pasi drejtuesit e mjeteve janë përballur me fushëpamje të kufizuar. Drejtuesit e mjeteve janë këshilluar nga Policia Rrugore të qarkullojnë me kujdes pasi mund të bëhen burim aksidentesh.

Ndërkohë, po ashtu edhe mjegulla e dendur ka përfshirë edhe në aksin Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë.

Për shkak të mjegullës, ka vështirësi qarkullimi, prej mbrëmjes së djeshme, duke pushtuar edhe të gjithë qytetin. /ZOOM.AL/