Aplikacion
Sinjalet alarmojnë për një luftë me një nga njerëzit më të pushtetshëm në botë. Në këto vite, fuqia e Putin është rritur pas ndryshimeve kushtetuese në 2020 që do ta lejojnë atë të qeverisë deri në vitin 2036, kur të jetë rreth të 80-ave.
Në vitin 2018, prestigjiozja “Forbes” e renditi Presidentin rus njeriun e dytë më të pushtetshëm me një pasuri prej miliardësh dhe stil jetese që ‘ulëret’ këtë stad të tij. Pasuria e tij vlerësohet të jetë rreth 200 miliardë Dollarë, por nuk dihet burimi i saj.
Rezidencë 1 miliardë Dollarë që njihet si “Pallati i Putinit” dhe një superjaht 73 milionë Paund mendohet të jenë blerjet e tij më të mëdha. Rezidenca ndodhet në bregdetin e Detit të Zi, ka një pishinë mermeri të zbukuruar me statuja të perëndive greke, qilar verërash, kinema dhe një hapësirë klubi me tuba striptizmi.
Pallati i Putinit
Jahti i Putinit
Përveç tyre, numërohen 19 shtëpi, 58 avionë dhe helikopterë, 700 makina dhe një koleksion orash me vlerë 700.000 Dollarë. Këtu shtohet edhe një kafshë mahnitëse, një tigër i quajtur Boris që ai e shfaqi në televizion në vitin 2015.