zoom

Bota

Mister në Itali: Trupat e dy personave nxirren nga liqeni

Mister në Itali: Trupat e dy personave nxirren nga liqeni

Në zonën e Castelguglielmo-s në Itali janë zbuluar trupat e pajetë të një gruaje dhe një fëmije rreth një vjeç.

Sipas raportimeve, trupat janë nxjerrë nga një liqen artificial nga ekipet e zjarrfikësve, të cilat ndërhynë pas sinjalizimit për ngjarjen.

Ende nuk dihen rrethanat se si ata kanë përfunduar në ujë, ndërsa autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të sqaruar dinamikën e plotë të kësaj tragjedie.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar forca të shumta emergjente, përfshirë edhe një helikopter me zhytës profesionistë, të cilët po kontrollojnë zonën për prova të tjera apo për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë./ Zoom.al

Postime të lidhura