Aplikacion
Megjithatë, ajo pranoi se ky numër ende është duke u shqyrtuar dhe se mund të përditësohet nga momenti në moment. Mësohet se deri më tani Ukraina ka sulmuar 146 tanke, 27 avionë dhe 26 helikopterë.
Ndërkohë, sot trupat ruse hynë në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i vendit, ku po luftojnë ushtarët ukrainas në rrugë. Autoritetet lokale në qytetin verilindor thonë se automjetet e lehta ruse kanë shkelur qendrën e tij dhe po u bëjnë thirrje civilëve të qëndrojnë në vende strehimi
Presidenti Volodmyr Zelensky ka refuzuar ofertën e Moskës për t’u takuar për bisedime në Bjellorusi.
Kievi thotë se është gati të negociojë me Rusinë diku tjetër, por jo në Bjellorusi pasi vendi po përdoret nga Rusia për të nisur pushtimin e saj në Ukrainë.
Gjithashtu këtë mëngjes, Zelensky njoftoi se Ukraina po krijon një legjion “ndërkombëtar” vullnetarësh për të huajt që dëshirojnë t’i bashkohen ushtrisë ukrainase në luftën e saj kundër forcave ruse.
Mbretëria e Bashkuar thotë se pavarësisht përparimeve nga drejtime të shumta në Ukrainë, ajo beson se forcat ruse po hasin “rezistencë të ashpër” nga ushtria e vendit.
Sipas vlerësimeve të inteligjencës nga Londra, luftimet vazhduan mbrëmë në Kiev, por me një intensitet më të ulët se natën e kaluar. Civilët ukrainas janë përpjekur gjithashtu të bllokojnë përparimin e forcave ruse në mënyrë paqësore.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë