zoom

Lajme

Ministri serb Ivica Daçiç në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet me urgjencë në spital

Ministri serb Ivica Daçiç në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet me urgjencë në spital

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Dačić, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është shtruar me urgjencë në Qendra Klinike e Beogradit.

Mediat në Beograd raportojnë se ai po trajtohet në repartin e terapisë intensive, i lidhur me aparatura për frymëmarrje, pasi është diagnostikuar me pneumoni të dyfishtë.

Sipas burimeve mjekësore, gjendja e tij paraqitet e rëndë, ndërsa stafi shëndetësor po ndjek nga afër evoluimin e situatës.

Mjekët kanë bërë me dije se 72 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të parë reagimin ndaj trajtimit, duke theksuar se është ende herët për të dhënë një parashikim mbi ecurinë.