Aplikacion
Anëtari i kabinetit të luftës izraelite Benny Gantz ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e Benjamin Netanyahut, duke i dhënë një goditje kryeministrit që ka festuar shpëtimin 4 pengjeve në Gaza.
“Netanyahu na pengon të ecim përpara drejt një fitoreje të vërtetë [në Gaza]”, tha Gantz në një deklaratë televizive të dielën, në të cilën ai e përshkroi largimin nga qeveria si një “vendim kompleks dhe të dhimbshëm”.
“Kjo është arsyeja pse ne po largohemi nga qeveria“, theksoi ai.
Vendimi i Gantz – i konsideruar si sfiduesi kryesor politik i Netanyahut – përmbush një ultimatum që ai i dha kryeministrit muajin e kaluar duke i bërë thirrje atij që të hartonte një plan të ri për luftën kundër Hamasit deri më 8 qershor.
Gantz pritej të jepte dorëheqjen të shtunën, por e shtyu njoftimin pas lajmeve se forcat izraelite kishin shpëtuar katër pengje.
Dorëheqja e tij vjen pavarësisht se Netanyahu të shtunën i bëri thirrje Gantz të qëndrojë në qeverinë e emergjencës të Izraelit, duke thënë se kjo është koha për unitet, jo për ndarje.