zoom

Politikë

Ministri italian Tajani zbret në Tiranë për marrëveshjen e emigrantëve, takon homologun Hasani

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka mirëpritur paraditen e kësaj të premteje (22 dhjetor) homologun italian, Antonio Tajani.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Hasani shprehet se kanë diskutuar mënyrat e forcimit të bashkëpunimit dypalësh.

“Mirëprita sot në mëngjes në Tiranë kolegu im i dashur ministër i Punëve të Jashtme Italiane dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Antonio Tajani. Ne diskutuam mënyrat për të forcuar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dypalësh përpara takimeve të tij të ardhshme në Shqipëri sot”, shkruan Hasani.

Kujtojmë se Tajani ka ardhur në Tiranë në kuadër të marrëveshjes së firmosur mes dy qeverive për emigrantët, ku pritet që në Gjadër dhe Shëngjin të ngrihen dy kampe për pritjen e refugjatëve.

Ai do të takohet dhe me kryeministrin Edi Rama. Mësohet gjithashtu se do të ketë një takim me anëtarë italianë të Guardia di Finanza të stacionuar në Shqipëri. /ZOOM.AL/