E premte, 27 Maj, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Bota

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

06/03/2021
in Bota
0
Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato nuk miratohen nga rregullatori i BE-së për barnat. Ministri i Çështjeve Evropiane Clement Beaune paralajmëroi të premten se vaksinat ruse dhe kineze përbëjnë rrezik për unitetin e bllokut dhe për shëndetin publik.

Pas një fillimi të vështirë të fushatës së vaksinimit, që e la Bashkimin Evropian prapa disa vendeve të tjera si Britania, disa shtete anëtare në Evropën Qendrore kanë blerë ose po shikojnë mundësinë për të blerë vaksina ruse ose kineze. I pyetur nëse secili vend anëtar po bënte thjesht “atë që dëshironte”, Ministri Beaune tha për radion RTL: “Nëse zgjedhin vaksinën kineze ose ruse, kjo mendoj se do të ishte mjaft serioze”.

Ai tha se kjo “do të përbënte problem në kuptimin e solidaritetit tonë dhe do të paraqiste një rrezik për shëndetin, sepse vaksina ruse nuk është ende e autorizuar në Evropë”. BE-ja deri tani e ka bërë prokurimin e vaksinave në mënyrë të centralizuar, përmes organit të saj ekzekutiv, Komisionit Evropian.

Megjithatë vaksina ruse Sputnik V është miratuar ose po vlerësohet për miratim në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke. Hungaria tashmë ka filluar imunizimin e njerëzve me vaksinën kineze Sinopharm dhe atë ruse, ndërsa Polonia po diskuton për blerjen e vaksinës kineze. Rregullatori evropian i barnave EMA, tha të enjten se kishte filluar një vlerësim të vaksinës Sputnik V. Por edhe nëse miratohet, Komisioni Evropian nuk ka asnjë detyrim që ta përfshijë atë në listën e tij.

Evropa deri tani ka miratuar vaksinat Pfizer/ BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca/ Oxford, ndërkohë që vazhdon punën për vlerësimin e vaksinave kandidate CureVac dhe Novavax. EMA pritet të shpallë vendimin e saj mbi vaksinën me një dozë të vetme me Johnson & Johnson më 11 mars. Hungaria ishte vendi i parë i BE-së që miratoi për përdorim emergjent vaksinën ruse në janar; Sllovakia ka porositur kontingjente të vaksinës, ndërsa Kryeministri Çek, Andrej Babis, ka thënë se vendi i tij mund të marrë masa për të përdorur vaksinën Sputnik V.

Rajoni italian i Lazios tha se do të kërkonte 1 milion doza të vaksinës ruse, nëse miratohet nga EMA, ndërsa qeveria e enklavës së vogël të pavarur të San Marinos tha se kishte filluar përdorimin e vaksinës ruse këtë javë.

Presidenti polak Andrzej Duda gjithashtu ka biseduar me udhëheqësin kinez Xi Jinping për blerjen e vaksinës kineze. Disa në Rusi e kanë quajtur vaksinën Sputnik V si një “urë” të mundshme midis Rusisë dhe Evropës. Komisioni Evropian thotë se nuk janë bërë bisedime në lidhje me blerjen e vaksinës Sputnik V.


Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Pas ftesës së Vuçiç, Abazoviç konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Ballkanit të Hapur
Bota

Pas ftesës së Vuçiç, Abazoviç konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Ballkanit të Hapur

26/05/2022
“Më detyruan të ulesha në gjunjë dhe të thoja lutjen”, dëshmia e ukrainasit që i shpëtoi rusëve
Bota

“Më detyruan të ulesha në gjunjë dhe të thoja lutjen”, dëshmia e ukrainasit që i shpëtoi rusëve

26/05/2022
Tensionohen marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë, Athina ankohet në OKB
Bota

Tensionohen marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë, Athina ankohet në OKB

26/05/2022
Putin telefonatë me Draghi: Hiqni sanksionet dhe zhbllokojmë sasinë e grurit
Bota

Putin telefonatë me Draghi: Hiqni sanksionet dhe zhbllokojmë sasinë e grurit

26/05/2022
Peruja tronditet nga tërmeti i fuqishëm
Bota

Peruja tronditet nga tërmeti i fuqishëm

26/05/2022
Po me Shqipërinë? Media italiane zbulon planin sekret të Britanisë: Do rrëmbejë Ukrainën
Bota

Po me Shqipërinë? Media italiane zbulon planin sekret të Britanisë: Do rrëmbejë Ukrainën

26/05/2022
Lajm i rradhës
1 milion paund në ditë! Jeta e burrit me pagën më të lartë në Britani

1 milion paund në ditë! Jeta e burrit me pagën më të lartë në Britani














Të fundit

Aktualitet

VIDEO/Aksident te Pazari i Ri në Tiranë, makina kthehet përmbys

27/05/2022
Lifestyle

“Takimet tërhiq, por mos e këput janë një tërheqje e luftës ndaj emocioneve”

26/05/2022
Aktualitet

Emri, ja kush është personi që mbeti i plagosur nga zjarri që ra në një banesë në Tiranë

26/05/2022
Showbizz

Mori tre puthje nga holandezët gjatë raportimit, Gazetarja: Nuk dija çfarë të thoja

26/05/2022
Bota

Pas ftesës së Vuçiç, Abazoviç konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Ballkanit të Hapur

26/05/2022
Aktualitet

Një i plagosur nga zjarri në banesë, policia del me njoftim zyrtar: Ja çfarë ka ndodhur

26/05/2022
Aktualitet

VIDEO/Një shtëpi përfshihet nga flakët në Tiranë, rrezikohet i gjithë pallati

26/05/2022
Bota

“Më detyruan të ulesha në gjunjë dhe të thoja lutjen”, dëshmia e ukrainasit që i shpëtoi rusëve

26/05/2022
Aktualitet

Vrasja para shkollës së djalit, dalin pamjet kur 28-vjeçari ther me thikë shqiptaren

26/05/2022
Showbizz

VIDEO/Ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk përbahet, del toples ne mes te Romës

26/05/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In