zoom

Slider

Miliarderi i “Hermes” dëshiron t’i lërë trashëgim pasurinë kopshtarit të tij

Një pasardhës i familjes më të pasur të Evropës thuhet se ka filluar një proces për të adoptuar kopshtarin e tij, duke planifikuar t’i lërë të paktën gjysmën e pasurisë së tij prej rreth 12 miliardë euro.

Nicolas Puech, 80 vjeç, një pasardhës i gjeneratës së pestë të themeluesit të kompanisë franceze të mallrave luksoze Hermes, dëshiron të anulojë një kontratë që do t’i linte pasurinë e tij fondacionit Isocrates, të cilin ai e themeloi, dhe në vend të kësaj të bëjë punonjësin e tij trashëgimtar ligjor.

Fondacioni bamirës po kundërshton planin e Puech për të ndërprerë kontratën, për të cilin thotë se mësoi vetëm kohët e fundit.

“Nga pikëpamja ligjore, një anulim i njëanshëm i kontratës së trashëgimisë duket i pavlefshëm dhe i pabazuar”, tha organizata për CNN. “Prandaj, fondacioni ka kundërshtuar anulimin e kontratës, ndërsa ka lënë derën e hapur për diskutime me themeluesin e tij”.

Sa i përket dëshirës së Puech për të adoptuar kopshtarin e tijm organizata tha se nuk ishte në gjendje “të gjykonte ose komentonte (mbi) këtë iniciativë”, duke shtuar se “ua lë autoriteteve përkatëse të vendosin. për këtë çështje.