Aplikacion
Që Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë drejt divorcit, ky tashmë është fakt.
Dhe kjo nuk pohohet vetëm nga veprimet e tyre në “Instagram”, ku nuk ndjekin më njëri-tjetrin dhe kanë fshirë fotot bashkë, por edhe nga një mik i Besit dhe Xhensilës.
Koreografi Andi Murra ka bërë një postim në “Instagram” për krizën që po kalon çifti, duke iu kërkuar që të kapërcejnë problemin e tyre dhe të ribashkohen.
“Unë i kam njohur të dy, dhe të dy kanë një shpirt të rrallë. Ky rast më ka prekur vërtet shumë sepse i kanë dedikuar shumë njëri tjetrit. Çdo gjë që të ketë ndodhur mes jush edhe gjëja më e keqe në botë kalojeni sepse atëherë do mbaheni mend, sakrificat janë ato që mbahen mend, sepse në këngën tuaj thujet “Dashuria jonë të gjitha i mund” Mundeni… Më falni për postin”, shkruan ai, duke etiketuar në postim Besin dhe Xhensilën.

Prej tyre nuk ka ende asnjë reagim për situatën nëpër të cilën po kalojnë, as kanë pohuar e as kanë mohuar lajmet për ndarjen mes tyre.
Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina