zoom

Të gjitha

Shitet trofeu i Eurovizionit/ Zbulohet për kë do të shkojnë paratë

Pasi Ukraina fitoi Eurovisionin, përfaqësuesit e saj, “Kalush Orchestra”, nxorrën në ankand trofeun për të ndihmuar vendin e tyre nga pasojat e luftës.

Mikrofoni i kristaltë  u shit për 900,000 dollarë  dhe shitja ndodhi ditën kur grupi performoi në një koncert bamirësie në Berlin, me qëllim mbledhjen e parave për kujdes shëndetësor dhe furnizime të tjera.

Paratë e mbledhura do të përdoren për të blerë tre drone ushtarakë. Dronët janë  përdorur edhe  nga forcat ukrainase dhe  ato ruse.

Duke folur gjatë koncertit, anëtari i grupit, Oleh Psiuk ka bërë thirrje që njerëzit të mos mësohen me luftën, e cila ka lënë të paktën 4,031 civilë të vdekur dhe 4,735 të plagosur, sipas OKB-së.

Ajo ka detyruar gjithashtu më shumë se 14 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre që kur Rusia sulmoi më 24 shkurt, me qytete të shkattëruara dhe të kthyera në rrënoja./L.K

/Zoom.al