zoom

Aktualitet

Mik me kokat e karteleve ne Itali, kush është Dorian Petoku, “mbreti” shqiptar i drogës

“Mbreti” i narkotikëve, Dorian Petoku, raportohet se është arratisur nga një qendër rikuperimi në Nola të Napolit, ku ishte transferuar me anë të një një certifikatë mjekësore që tregonte se ai ishte i vrarur nga droga.

34-vjeçari shqiptar ishte mik i Fabrizio “Diabolik” Piscitelli, i cili u vra në një pritë në vitin 2019 dhe kishte njohje me Salvatore Casamonica, kreun e klanit të drogës që kontrollon Romën Lindore.

Ai ishte dënuar me 12 vite burg si pjesë e një organizate kriminale në Itali.

I rritur në Lezhë të Shqipërisë, Petoku hyri në botën e trafikut të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përpara se të mbërrinte në Romë, në Ponte Milvio.

34-vjeçari, i cili është kushëriri i bosit të parë shqiptar të drogës në Romë, Arben Zogu, me kalimin e viteve fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e krimit atje.

Petoku është arrestuar në Shqipëri dhe qëndroi në atdhe për dy vjet, koha e nevojshme për të marrë një certifikatë mjekësore që vërteton varësinë e tij nga droga.

Kur është ekstraduar në Itali, është kontrolluar dhe në flokët e tij janë gjetur gjurmë droge.

Ndërkohë që askush nuk duket se e ka bërë pyetjen se si e ka marrë atë, duke qenë se ishte në burg, shkruajnë mediat italiane.

Pavarësisht kundërshtimit të Prokurorisë, ai u transferua në qendrën e rikuperimit të Morlupos, nga ku u transferua në atë të Nolës.

Megjithatë, javën e kaluar, Petoku arriti të arratisej, duke përfituar siguria e pakët dhe miqësitë e vjetra të reja.