Aplikacion
Meta akuzoi qeverinë se po godet çdo ditë e më shumë shtresën e mesme duke e detyruar atë të largohet nga vendi.
“Përse qytetarët në Maqellarë i blejnë ushqimet në Maqedoni sepse miliardat e buxhetit grabiten me koncesione dhe PPP dhe asnjë lekë nuk shkon për qytetarët. Qindra miliona euro të ardhura që vijnë nga rritja e çmimeve gllabërohen nga PPP pa fund.
Mbi shpatullat e bizneseve bie borxhi publik. Në vitin 2013 borxhi publik ishte 62.4%, sot ky borxh nuk e di askush sa është në të vërtetë. Nëse Maqedonia e Veriut e shlyen me një vit eksportet në Shqipëri duhet 13 vite. Ky merr borxhe për të larë borxhet. Kjo qeveri e kapur nga oligarkët dhe mafias po bën gjithçka të asgjësojë prodhimin vendas dhe po godet shtresën e mesme që ta largojë nga vendi. Nuk kurseu as profesionet e lira.
Grabitqarët e rilindjes detyrojnë qytetarë të paguajnë miliona euro borxhe. Të gjithë peshën e krizës ia ka faturuar popullit. Nuk ka vullnet për indeksimin e pagave. Dhjetëra miliona euro për Inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston. Qindra miliona euro do paguhen për gjyqet e arbitrazhit të humbur nga rilindja. Arritën të vjedhin edhe buklën e jetimëve. Vetëm shtyp të varfërit dhe mbron dhe amniston trafikantët. Fjala juaj është ligj”, deklaroi Meta.