zoom

Sport

Messi hyn në histori të Kupës së Botës, merr Topin e dytë të Artë, ja lojtarët që fituan çmime

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, fitoi Topin e Artë në Kupën e Botës 2022, pasi është shpallur lojtari më i mirë i turneut.

CFARË NDODHI? Messi ka marrë çmimin e Topit të Artë të Kupës së Botës 2022, pasi drejtoi skuadrën e tij drejt titullit në Katar.

Superylli i Paris Saint-Germain shënoi shtatë gola në turne, duke përfshirë një dygolësh në finale dhe e merr çmimin për herë të dytë në karrierën e tij.

Kapiteni i Argjentinës më në fund mori trofeun që i kishte shpëtuar në karrierën e tij fenomenale të dielën, ndërsa udhëhoqi ekipin e tij drejt lavdisë në Kupën e Botës.

Messi ka qenë në formë fantastike në Katar, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë tre asiste.

35-vjeçari nuk e fitoi dot Këpucën e Artë, të cilën e mori shoku i tij te PSG, Kylian Mbappe, por mori në shtëpi trofeun e Kupës së Botës dhe Topin e Artë si lojtari më i mirë.

Argjentinasi Enzo Fernandez fitoi çmimin Lojtari i Ri i Turneut, ndërsa portieri i “Albiceleste”, Emiliano Martinez mori çmimin “Doreza e Artë”.

A E DINI? Messi ka shënuar 26 gola në turnetë e mëdha ndërkombëtare për Argjentinën (13 në Botëror, 13 në Copa América), më së shumti nga çdo lojtar i Amerikës së Jugut në histori në të dy garat, duke kaluar Ronaldon (25).

ÇFARË TJETËR PËR MESSIN? Kapiteni i Argjentinës do të kthehet në klubin e PSG-së pas Kupës së Botës, megjithëse nuk është e qartë nëse ai do të qëndrojë me skuadrën franceze, pasi t’i skadojë kontrata në fund të sezonit. /zoom.al/