zoom

Aktualitet

Vrasja e policit, zbardhet dëshmia e nënës së Mernicës: Dëgjova krisma dhe djali iku me vrap…

Hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Baltëz të Fierit janë intensive, por autori i krimit që i mori jetën efektivit të Policisë, Novruz Cenaliaj, ende është i lirë. Policia nuk po e lokalizon dot për ta arrestuar, edhe pse ka piketa se ku ndodhet 23-vjeçari me dy emra, Asllan allias Azgan Mernica.

Deri tani janë marrë në pyetje dhe shoqëruar të paktën 15 persona, mes tyre edhe prindërit e autorit të dyshuar, Petrit Mernica dhe Ajete Mernica. Kjo e fundit, duke qenë se ishte dëshmitare në automjetin tip “Audi”, me të birin Azganin, në momentin kur ndodhi krimi, dëshmia e saj është parë me interes nga hetuesit për te rindërtuar skemën se si u vra 28-vjeçari Novruz Cenaliaj, sië raporton “BW”.

Ajete Mernica është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ka parë djalin të zbresë nga makina dhe të konfliktohet me policin. Aty ka dëgjuar një të shtënë arme dhe më pas djali i saj ka hyrë në makinë dhe kanë ikur në drejtim të banesës së vëllai të Ajete Mernicës. Më pas ajo ka thënë se djali iku me vrap pa i thënë se ku do shkonte.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes të pranishëm kanë qenë edhe disa të rinj, të cilët kanë treguar në polici skenën e vrasjes. Policia ka ofruar 30 mijë euro shpërblim për informatorin që do tregojë vendin e fshehjes së të dyshuarit të krimit. /ZOOM.AL/