zoom

Lajme

Mbappe pranon sfidën e Bolt në garën 100 metra: S’mendoj se kam shumë shanse

Kylian Mbappe e pranon sfidën. Lojtari i PSG -së ra dakord për një garë 100 metra kundër emrit më të madh në botë në këtë fushë, Usain Bolt.

Megjithatë, Mbappe nuk pret të dalë në krye, duke thënë: “Nuk mendoj se kam shumë shanse”.

Kështu u përgjigj lojtari francez kur u pyet për mundësinë në një event të fundit të Nike dhe fondacionit të tij ‘Inspired by KM’.

Sfida vjen pasi Mbappe arriti një shpejtësi të vlerësuar prej 10.90 sekonda mbi 100 metra gjatë një ndeshjeje.

Bota e atletikës bëri shaka për atë kohë, nga Michael Johnson te Federata Ndërkombëtare e Atletikës.

“Ai ka një talent të veçantë. Mbappe është shumë i shpejtë. Shumë i shpejtë në top,” u shpreh Bolt.

Mbappe, i pyetur për mundësinë e sfidës me rekordmenin botëror u shpreh: “Të di që unë frymëzoj një person të tillë është me të vërtetë kënaqësi. Ai gjithashtu i frymëzoi të gjithë. Dhe mendoj se të gjithë rrinin zgjuar natën vonë për të parë Usain Bolt duke vrapuar.”

Për sa i përket duelit, edhe francezi u tregua i qartë, duke qeshur: “Nuk mendoj se kam shumë zgjedhje. Por do të ishte mirë për argëtim. Pse jo një ditë, nëse të dy kemi kohë, të bëjmë diçka të bukur. ?”