zoom

Politikë

Mes tymueseve e shashkave, PS miraton buxhetin e 2024 dhe paketën fiskale për 7 minuta

Mazhoranca ka miratuar buxhetin e vitit 2024 dhe paketën fiskale për 7 minuta mes kaosit të krijuar nga opozita në Kuvend.

Buxheti u miratua me 74 vota pro dhe 4 kundër mes shpërthimeve nga shashkat e hedhura nga deputetët e PD-së dhe flakadanëve.

Kjo është hera e parë që në Kuvendin e Shqipërisë buxheti miratohet nen për nen pa diskutime dhe në një kohë rekord.

I pranishëm në seancë ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili s’bëri asnjë koment në Kuvend gjatë momentit të tensioneve.

Çfarë përmban buxheti 2024

Buxheti i vitit 2024 do të ketë në total për të shpenzuar rreth 735,9 miliardë lekë (rreth 7 mld euro), prej të cilave 633,7 miliardë vijnë nga të ardhurat dhe pjesa tjetër është borxh i ri (deficiti) prej 61,9 miliardë lekësh.

Pjesën më të madhe të financimit do të marrin investimet publike me 128,5 miliardë lekë.

Ministria e Financave thotë se me këtë projektbuxhet mbështeten sektorët prioritarë si arsimi, shëndetësia, mbrojtja sociale, bujqësia, energjia si dhe infrastruktura. Në total investimet për vitin që vjen kapin shifrën e 1.2 miliardë euro.

Fondi shtesë për rritjen e pagave është 11 miliardë lekë rreth 100 milionë euro. Sektori publik ka rreth 184 mijë të punonjes nga të cilat rreth 84 mijë janë administratës dhe pjesa tjetër janë punonjës në shërbimet bazë të sektorit publik, arsim, shëndetësi dhe polici.

dhe nëse përdoret vetëm për punonjësit e shënimeve publike, pagat rriten me një mesatare 9 mijë lekë në muaj. Qeveria anuloi planin për një rritje pagash në dhjetor siç e kishte planifikuar në një nga dokumentet e saj për reformimin e administratës publike.