Aplikacion
Kjo për shkak se tashmë mbi vendin tonë (dhe jo vetëm dhe në një pjesë të Europës) pritet depërtimi i njëpasnjëshëm i disa qendrave të thella të presionit të ulët, shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.
Depërtimi i këtyre qendrave ciklonare mund të jetë problematike sepse do të sjellin paqëndrueshmëri të menjëhershme (zhvendosja e shpejtë e ajrit të ngrohtë me ajër më të ftohtë) dhe energji potenciale të çliruar në mënyrë të vrrullshme.
Kjo përkthehet në radhë të parë në mot kryesisht të vranët, por më e rëndësishmja, reshje shiu, të cilat do të jenë me intensitet deri të lartë, në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër (pa harruar elementin e erës së fortë).
Për ditën e hënë moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim deri të dendura. Deri në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Edhe për ditën e martë moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të cilat në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës do të jenë me intensitet mesatar e përgjatë ultësirës perëndimore lokalisht deri të lartë. Më pas reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar.
Për ditën e mërkurë dhe ditën e enjte rikthehen kthjellimet, por edhe alternimet e vranësirave, deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.
Për ditën e premte përsëri mot i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi.
Duhet theksuar gjithashtu se ditën e hënë dhe atë të premte parashikohet erë intensive nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 20-22 m/s erë problematike përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.
Gjithashtu pritet një rënie graduale e temperaturave, por në ditë të caktuara rikthehen në vlerat mbi 30 gradë, kjo për shkak të erës së fortë jugore.
Historike/ Nderohet me Çmimin Nobel për Paqen grupi japonez kundër armëve bërthamore