zoom

Stil

Megi i zuri vendin në Për’puthen, reagon Bora Zemani: Nuk më pyeti njeri

Në këtë sezon të ri televiziv, “Përputhen” moderohet nga Megi Pojani, e cila zëvendësoi në ekran Bora Zemanin. Por çfarë mendimi ka kjo e fundit për këtë lëvizje?

Në një intervistë të dhënë në “Wake up”, Bora tregon se i pëlqeu emri i Megit për një format si “Përputhen”.

Pjesë nga intervista:

Blendi Salaj: Ke mundur ta shikosh “Për’puthen”, ndërkohë që Megi ka marrë përsipër drejtimin?

Bora Zemani: E kam ndjekur pak, më pëlqen shumë, edhe konkurrentët më pëlqejnë, por patjetër Megin që për mua është zgjedhja e duhur për “Për’puthen”, me atë stilin e vet, shumë sportive.

Blendi Salaj: Ndonjëherë kur dikush lë një emision, e pyesin kë shikon në vendin tënd, të pyetën ty për Megi?

Bora Zemani: Jo nuk është se më kanë pyetur, por kur e mora vesh më tingëlloi shumë mirë. Thashë Megi super./ Zoom.al