zoom

Lajme

Me propozim të Ramës/ Lëvizje të reja në Ministrinë e Financave

Lëvizje të reja janë bërë në kabinetin qeveritar të Ramës teksa Florian Semani është emëruar zëvendësministër i Financave.

Semani ka zëvendësuar Adela Xhemalin, e cila mbante postin që prej vitit 2020.

Ky vendim është propozuar nga kryeminsitri Edi Rama dhe është miratuar nga Këshilli i Ministrave duke hyrë kështu menjëherë në fuqi.

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Florian Semani emërohet zëvendësministër i Financave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

Postime të lidhura