zoom

Të gjitha

Me postimet e fundit Arbana konfirmon sezonin e 2 të “Big Brother VIP” ?!

Arbana Osmani është padyshim një nga moderatoret më të dashura të publikut. Së fundmi moderatorja po kalon disa ditë pushime jashtë vendit së bashku me partnerin e saj të zemrës, Eduart Grishaj.

Ditën e djeshme çifti ndodhej në Portugali, pikërisht në Lisbonë, ku kanë vizituar një nga shtëpitë më të famshme të vendit , atë të ‘Big Brother Vip Portugal’. Arbana ka shpërndarë disa video në ‘Instastory’ duke na treguar disa nga pamjet brenda shtëpisë.

Gjithashtu pak momente më vonë së bashku me partnerin e saj, Eduard Grishaj, i cili është edhe regjisori i BBV në Shqipëri kanë vizituar regjinë dhe dhomën e kontrollit të shtëpisë dhe në disa nga pamjet e postuara Arbana shkruan: “Duke mësuar truket e reja”

Moderatoja ka qenë e ftuar në ditën e parë të ‘Big Brother Creative Exchange’ së bashku me produksionet nga e gjithë bota, për të gjitha risitë që do të ketë ky Big Brother. Gjithashtu Arbana ka postuar disa foto në ‘Instagram’, ku është shprehur se:

Shumë frymëzim të ri sot në ‘Creative Exchange’ për ‘Big Brother’ nga produksionet në të gjithë botën. Mezi pres një episod të ri të mrekullueshëm të Big Brother Vip në Shqipëri, për të gjithë shqiptarët në mbarë botën.

Nga të gjitha këto postime të moderatores kuptojmë se ky episodi i ardhshëm i ‘Big Brother Vip Albania’ do të ketë shumë risi, që nuk i kemi parë në asnjë episod tjetër më parë.

Kujtojmë se para pak kohësh Arbana ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë ndjekësit dhe është shprehur se do të rikthehet në sezonin e vjeshtës. Por cilin program do të drejtojë moderatorja sezonin tjetër? Mos ndoshta Arbana do të rikthehet me sezonin e 2 të “BBV” apo ndoshta me ndonjë program tjetër të saj./L.K

/Zoom.al