zoom

Slider

Me partneren e ulur në prehër, Rey Manaj publikon foton romantike me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën

Sulmuesi kuqezi, Rey Manaj ka publikuar një foto romantike krah partneres së tij.

Futbollisti ka qenë në dasmën e të afërmve të tij dhe ka publikuar disa foto në rrjetet sociale.

Në një prej imazheve, lojtari shfaqet krah të dashurës, e cila qëndron e ulur në prehërin e Rey Manajt.

Fotot e sulmuesit me partneren janë të rralla, ndërsa jetën private e ka mbajtur larg mediave.

E vetmja gjë që dihet për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën është se ajo quhet Cristina.