zoom

Aktualitet

Me mustaqe dhe tullac, dalin pamjet e Arbër Paplekajt në sallën e gjyqit

Ka nisur në Gjykatën e Elbasanit senaca e radhës ndaj Arbër Paplekaj.

Ne senacen e kaluar dy dite me pare, avokatet kane paraqitur parashtrimet dhe pretendimet e tyre në përgjigje të provave që prokuroria ka paraqitur për ngjarjen, dhe parashtrimet e tyre për personat që ata mbrojnë.

Ne senacen e kaluar avokati Paplekes, Mirash Martinaj, ka kerkuar riekspertimin e ngjarjes se Pjerin Xhuvanit pasi sipas tij ka ende prova te munguara dhe ekspertet te mos jene nga prokuroria Elbasan, por te jene eksperte te tjere te licensuar.

Por Gjykata e ka rrezuar kerkesen e avokatit të Paplekës, pasi vlerësoi të vlefshme provat e prokurorise  dhe riekspertimin e skenes se vrasjes se pjerin Xhuvnait të dates 14 Qeshor 2021.

Senaca e sotme po zhvillohet per te ballafaquar provat matriale qe prokuroria disponon.

Në seancë eshtë i pranishëm dhe vetë Paplekaj, i cili ka pësuar një traformim total nga ana fizike.

Ai u shfaq në sallën e gjyqit me mustaqe dhe tullac.