zoom

Lajme

“Më ka prekur gjysmën e fytyrës”/ Këngëtari Kelly ndan lajmin e trishtë me ndjekësit

“Më ka prekur gjysmën e fytyrës”/ Këngëtari Kelly ndan lajmin e trishtë me ndjekësit

Artisti Kelly, i njohur edhe si ish-banori i “Big Brother Albania Vip 4”, ka njoftusr se është duke u përballur me një paralizë faciale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shpjegoi se gjysma e fytyrës, qafa dhe kordat zanore janë prekur nga kjo gjendje, çka e ka detyruar të ndërpresë aktivitetin artistik.

Kelly u shpreh se kjo periudhë nuk është e lehtë për të, por falë trajtimit mjekësor, mbështetjes së familjes dhe dashurisë së publikut, ai beson se do të rikthehet shumë shpejt në skenë.

“Sot dua të ndaj me ju një lajm jo fort të mirë… Shkëputja ime nga koncertet dhe ekrani nuk ka qenë rastësi… Prej disa kohësh po përballem me një paralizë faciale që më ka ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës, duke prekur kështu edhe kordat zanore. Nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe, por me ndihmën e mjekëve, me besimin në Zot, me forcën që më jep familja dhe dashurinë që kam marrë nga shumë prej jush, shpresoj ta kaloj këtë sfidë. Muzika mbetet forca ime dhe shumë shpejt do jem pranë jush, më i fortë dhe me më shumë energji se kurrë. Ju dua”, shkruan Kelly./ Zoom.al