zoom

Aktualitet

Mbytja e 6-vjeçares shqiptare, babai nuk e shpëtoi/ Polici: Edhe nëse s’ke duar, e nxjerr me dhëmbë

Gjatë ditës së djeshme në plazhin e Korintit u mbyt në prani të babait shqiptar një vogëlushe.

Ato u futën në det, por për shkak të motit të paqëndrueshëm, vajza e vogël u mbyt, ndërsa i ati nuk e shpëtoi nga vdekja të bijën me arsyetimin se vuan nga astma dhe se e zuri paniku.

Ndërkohë ngjarja po hetohet me imtësi nga drejtësia greke.

Shefi i Policisë së Atikës Juglindore, Giorgos Kalliakmanis duke folur në emisionin “Apo tis Exi” ka prekur rastin e Amelisë dhe indiferentizmin e babait të saj i cili nuk u fut në det të shpëtojë vajzën e tij.

Kalliakmanis shtoi:

Dhe nëse nuk ke duar, e nxjerr fëmijën me dhëmbë.

Peshkatari që e gjeti vajzën përshkroi për mediat greke:

Vajza, kur e gjeta ishte me rroba dhe këpucë. Ajo kishte veshur një top, pantallona të shkurtra.

Dëshmitari tregoi se babai pasi u mbyt vajza shkoi karikoi celularin për të kërkuar ndihmë dhe më pas mori policinë.