zoom

Bota

Mbytet anija me emigrantë në Itali. Rreth 40 të vdekur, mes tyre dhe fëmijë

Mbytet anija me emigrantë në Itali. Rreth 40 të vdekur, mes tyre dhe fëmijë

Një tragjedi ka ndodhur në ujërat italiane, ku si pasojë e mbytjes së një anije me emigrantë, rreth 40 persona kanë humbur jetën.

Mediat italiane raportojnë se mes viktimave ka dhe fëmijë.

Ngjarja ndodhi në brigjet e Cutro (Crotone). Disa trupa u gjetën në plazhin e Steccato, ndërsa të tjerë u nxorën nga deti.

Thuhet se 50 persona janë nxjerrë të gjallë, ndërsa bëhet fjalë për emigrantë nga Afganistani.

Postime të lidhura