zoom

Bota

Mbyllen hetimet për Kostandin Kacifas-in! Prokuroria: Kreu vetëvrasje

Tre vite nga ngjarja e rëndë në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku Kostandin Kacifas mbeti i vdekur me dy plumba kallashnikovi, prokuroria e Gjirokastrës vendos të pushojë hetimet. Kërkesa i është referuar gjykatës së Gjirokastrës nga prokurori Julian Çafka.

Por nga ana tjetër, familjarët e viktimës kërkuan të njihen zyrtarisht me aktet hetimore që përmban dosja, si dhe aktin e ekspertimit mjeko-ligjor dhe ekspertimin balistik të armës automatike, që i ndjeri kishte ditën e ngjarjes me vete.

Të dy këto akte hetimore kanë dalë në përfundimin se Kostandin Kacifas, në datën 28 tetor 2018 ka kryer vetëvrasje me armën e tij, teksa ndodhej i rrethuar nga forcat policore RENEA, në malin mbi fshatin Bularat.

Postime të lidhura