zoom

Bota

“Katsifas-i vrau veten”, media greke: Shqiptarët po i hedhin benzinë zjarrit

Tre vite pas vrasjes së Kostandino Katsifas-it, mediat greke janë të revoltuara me hetimin e prokurorisë shqiptare, që siç citojnë ata ka arritur në përfundimin se minoritari grek kreu vetëvrasje.

Prothothema shkruan se artikulli i shpërndarë në mediat shqiptare i hedh akoma më shumë benzinë zjarrit.

Në seancën e drejtuar nga Suela Dassi, bazuar në raportet e organit të akuzës është arritur në këtë përfundim, gjatë një seance ku të pranishëm ishin edhe familjarët e viktimës, të cilët kanë kërkuar të informohen për aktet hetimore dhe balistikën e armës.

Sipas medias greke, autoritetet shqiptare pohojnë se Katsifas kreu vetëvrasje më 28 tetor 2018, pasi u rrethua nga forcat e RENEA-s në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Por për shkak se të afërmit e Katsifas-it nuk ishin informuar për përmbajtjen e dosjes gjatë gjykimit, gjyqtarja e çështjes, Suela Dassi urdhëroi Prokurorinë të tërhiqte dosjen për të dorëzuar një kopje të hetimit. Sipas legjislacionit, anëtarët e familjes kanë të drejtë të kërkojnë rishikim të pretendimeve të Prokurorisë.