zoom

Politikë

Mbledhja e kryesisë së grupit të PD-së, mungon Bylykbashi dhe Vokshi

Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi janë 2 mungesat në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit parlamentar të PD-së.

Bylykbashi prej kohësh ishte rreshtuar në radhët e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa Vokshi e ka marrë një vendim të tillë pasi Basha hapi garën për të zgjedhur zëvendësen e saj në Forumin e Gruas të PD-së.

Mbledhja e kryesisë së Grupit parlamentar të PD-së ka nisur rreth orës 18:00 të ditës së sotme për të diskutuar zhvillimet e fundit, pas shpalljes së zgjedhjeve të reja për drejtuesin e forumit rinor dhe grave, por edhe për aksionin opozitar në parlament.

Në fillim të mbledhjes, Basha u ka kthyer përgjigje kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi dhe kryetares së LDGSH-së, Albana Vokshi pasi akuzuan kryedemokratin për uzurpim me vendimin për shpalljen e garës për drejtuesit e rinj të këtyre dy forumeve.

Përpos kohës së Sali Berishës, Basha tha se ka përfunduar edhe koha e mandateve të skaduara, referuar dy forumeve, ndërsa akuzoi se janë përdorur për interesa personale.

Postime të lidhura