zoom

Lajme

Mbeti shtatzënë brenda “Big Brother VIP”? Ja si i përgjigjet Sara spekulimeve…

Pritja e ëmbël e Sara Gjordenit nuk është diskutuar vetëm si një moment i bukur, por ka patur edhe pikëpyetje.

Shkak ishte koha e shkurtër në të cilën ajo njoftoi shtatzëninë pas daljes nga Big Brother VIP, ç’ka ngriti dyshimet se bebja mund të ishte ngjizur brenda shtëpisë.

Në një intervistë për “Natën me Aulonën”, Sara ka zhdukur të gjitha dyshimet.

“Filluan të diskutonin jo po kjo ka qenë shtatzënë që në Big se po t’i shikonit barkun, kjo e kishte të madh që aty. Unë jam vajzë, kam menstruacione. Nëse nuk kuptoni as kaq, nuk di se çfarë t’ju them se filluan disa faqe merrnin ‘screenshot’ nga videot e kaluara, ‘shih sa e ka barkun këtu, shih sa e ka barkun aty’. Qetësohuni, nuk kam qenë shtatzënë në Big, se ka kaluar në absurditet. Nëse s’kuptoni sesi funksionon fizionomia, nuk di sesi…”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Sara dhe këngëtari Bardhi e kanë pritur me gëzim lajmin dhe mezi po presin që të bëhen prindër. Edhe në daljet publike ata kanë shprehur lumturinë që po përjetojnë dhe që ka forcuar më tej lidhjen e tyre pas ulje-ngritjeve dhe reagimeev familjare apo të miqve. /ZOOM.AL/