zoom

Lajme

Sara Gjordenit i hapin llogari false në TikTok, ja si reagon ish-missi…

Persona të paidentifikuar kanë hapur një llogari false në rrjetet sociale në emër të Sara Gjordenit, me qëllim rritjen e klikimeve.

Vetë ish-banorja e Big Brother VIP Albania, bëri një njoftim të rëndësishëm për një llogari në emër të saj në TikTok. Ajo lajmëroi për ndjekësit në Instagram, se nuk qëndronte prapa asaj llogarie, ndonëse ishte në emër të saj.

“Ky ‘account’ nuk është i imi edhe pse i shikohen videot nga 1 e ca milion shikime”, bëri të ditur ish-missi përmes një postimi në ‘InstaStory’. Sara Gjordeni gjithashtu njoftoi për llogarinë e saj të vërtetë të cilën e menaxhon në TikTok, ku ka mbi 25 mijë ndjekës.

Ndryshe, Sara ka qenë një personazh tejet i pikasur në BBVA-s, ku nisi edhe një romancë me artistin e njohur, Bardhin. /ZOOM.AL/